RUSI 2018

Rusi-Arabia Saudite ngre siparin e Botërorit, ja prognoza e ndeshjes

Këtë vit, finalet e Kupës së Botës do të hapen me një ndeshje të grupit A, mes vendit mikpritës, Rusia, dhe Arabisë Saudite, në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, në orën 17:00. Me këtë ballafaqim, starton edhe faza e grupeve të këtij kompeticioni të shumëpritur në mbarë globin.

Ndeshja e së enjtes do të jetë e vetmja e kësaj dite, që përkon me ceremoninë e hapjes, për të vijuar më tej me nga tri ndeshje grupore çdo ditë, deri më 28 qershor. Rusia është kualifikuar automatikisht, si vend organizator, ndërsa do të bëjë paraqitjen e saj të katërt në fazën finale që nga viti 1990.

Rezultati më i mirë i Arabisë Saudite (kualifikimet aziatike) në një Kupë Botërore ishte shkuarja deri në 1/16 në vitin 1994 dhe do të shpresojë për një përfundim më të mirë të këtij turneu. Ne po ju sjellim gjithçka që ju duhet të dini përpara përplasjes ndërmjet dy palëve, që paraprihen nga ceremonia e hapjes e “Rusia 2018”.

Rusia nuk mburret me një listë të lojtarëve të shquar, kështu që do të duhet të mbështetet në talentet në zhvillim, si Aleksandër Golovin, i cili është më i rrezikshmi sulmues dhe i moshës vetëm 22-vjeçare. Aleksandr Kokorin mungon në turne për shkak të lëndimit dhe kjo është një goditje për Rusinë, pasi ai do të ishte sulmuesi i parë.

Zhirkov, ish-lojtari i Chelsea, është afër përfundimit të karrierës së tij ndërkombëtare dhe, duke luajtur në vendin e tij, do të ishte mbyllja e përsosur.
Formacioni i mundshëm i Rusisë: Akinfeev; Zhirkov, Kutepov, Ignashevich, Fernandes; Golovin, Anton Mirançuk, Zobnin, Samedov; Dzagoev, Smolov

 

Pozicioni Lojtarët e Rusisë
Portierë Akinfeev, Gabulov, Lunev
Mbrojtës Granat, Kudryashov, Kutepov, Semenov, Smolnikov, Fernandes, Ignashevich
Mesfushorë Gazinskiy, Dzagoev, Golovin, Erokhin, Zhirkov, Kuzyaev, Zobnin, Samedov, Miranchuk, Cheryshev
Sulmues Dzyuba, Miranchuk, Smolov

 

Tre lojtarët kryesorë të Arabisë Saudite janë: Al-Abed, Al-Muwall dhe Al-Shehri. Al-Abed shënoi pesë herë në fazat e kualifikimeve dhe mbetet ylli më i mirë i Arabisë Saudite në fazën finale, ndërsa Al-Mulwall shënoi golin që siguroi pjesëmarrjen e kombit të tij në Rusi. Al-Shehri ofron më shumë përvojë për ekipin e tij, duke qenë në kombëtare nga viti 2009 dhe është vetëm 27 vjeç. Formacioni i mundshëm i Arabisë Saudite: Al-Muaiuf, Al-Burajk, Al-Boleahi, Hawsawi, Al-Harbi, Al-Faraj, Ali Khaibari, Kanno, Al-Jassim, Al-Shehri, Al-Sahlawi

 

Pozicioni Lojtarët e Arabisë Saudite
Portierë Al Owais, Al Mosailem, Al Mayouf
Mbrojtës Al Harbi, Al Shahrani, Al Breik, Hawsawi, Hawsawi, Hawsawi, Al Bulaihi, Al-Burayk
Mesfushorë Al Khaibari, Al Khaibri, Otayf, Al Jassim, Al Mogahwi, Al Faraj, Kanno, Bahebri, Al Dawsari, Al Shehri, Al Muwallad
Sulmues Al Sahlawi, Assiri

 

Më shumë nga RUSI 2018