RUSI 2018

Rusi-Egjipt, afrikanët luajnë për historinë

Ekspertët dhe analistët nuk kanë qenë optimistë për shanset e Rusisë në Kupën e Botës, me pjesën më të madhe që kanë thënë se kjo ishte kombëtarja më e keqe e Rusisë në një Kupë të Botës.

Edhe FIFA ka patur të njëjtin mendim, duke e renditur Rusinë në vendin e 70-të të renditjes botërorë, vendi më i ulët nga skuadrat që marrin pjesë në Botëror. Gjithsesi, të qenit vendi organizator mund t’i ndryshojë gjërat. Ata shkatërruan 5-0 Arabinë Saudite në ndeshjen hapëse, teksa yjet e ndeshjet kanë qenë Aleksandr Golovin dhe Denis Cheryshev.

Këtë të martë, ata do të kthehen në fushën për ndeshjen e dytë të Grupit A, që do ta luajnë kundër Egjiptit, që do të jetë një pengesë më e vështirë për t’u kaluar se sauditët. Mohamed Salah pritet të luajë nga minuta e parë, teksa egjiptianëve u duhet patjetër fitorja pas humbjes së pësuar në ndeshjen e parë kundër Uruguait.

Shifra dhe Fakte
– Kjo do të jetë ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave,
– Që nga ndarja e Bashkimit Sovjetik, Rusia nuk ka pësuar asnjë humbje kundër ekipeve afrikane në Kupën e Botës, duke marrë dy fitore dhe një barazim në tri ndeshje.

– Egjipti nuk ka fituar asnjë ndeshje të luajtur kundër një skuadre europiane në Kupën e Botës.
– Egjipti ka luajtur pesë ndeshje në Kupën e Botës pa marrë asnjë fitore. Asnjë skuadër afrikanë nuk ka luajtur kaq shumë pa fituar asnjë.

Më shumë nga RUSI 2018