RUSI 2018

Rusia dhe Ronaldo të parët, ja “skaneri” fizik i xhiros së dytë në grupe

Janë luajtur tashmë dy xhiro të plota të Kampionatit Botëror 2018, të fazës në grupe. Rusia është duke na dhënë shfaqje të mëdha, ndërkohë që spanjollja “AS” ka përgatitur një analizë të detajuar të shtrirjes fizike të secilit lojtar dhe kombëtare.

Të gjithë lojtarët kanë përshkuar 6.511 kilometra në ndeshjet e dyta në grup, ku spikat Rusia, me 233 kilometra. Lojtarët që kanë hyrë si zëvendësues kanë përshkuar 7.54% të atyre 6.511 kilometrave. Ashtu si në xhiron e parë, portugezi Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë më i shpejti (33,98 km / h).

41.93% e totalit të kilometrave të përshkuara janë bërë nga mesfushorët, ndërsa ata që janë regjistruar më pak në distancë janë portierët, me 3.87%.

Më shumë nga RUSI 2018