Connect with us

Atletikë

Rusia garon në Botërorin e atletikës me 47 atletë neutralë

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) u ka dhënë sot mundësinë për të garuar si atletë neutralë në aktivitete ndërkombëtare edhe 8 sportistëve të tjerë rusë, që kanë plotësuar të gjitha kriteret e vendosura prej saj. Ata janë Ilya Ivanyuk (kërcim se larti), Sergey Litvinov (çekiç), Alena Lutkovskaya (kërcim me shkop), Danil Lysenko (kërcim së larti), Sofia Palkina (çekiç), Valery Pronkin (çekiç), Vladislav Saraykin (ecje sportive) dhe Ekaterina Sokolenko (3,000 metra me penegsa). Këta 8 sportistë ishin pjesë e një liste prej 61 emrash që synonin të fitonin të drejtën për të garuar, por 53 raste janë kthyer mbrapsht nga IAAF.

Disa nga sportistet ruse u perjashtuan edhe nga Olimpiada braziliane

Siç dihet, Federata Ruse e Atletikës është pezulluar prej gati 2 vitesh nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare pas skandalit doping që përfshiu këtë sporti dhe atletët e saj nuk kanë mundësi të garojnë në aktivitete ndërkombëtare. Por prej këtij viti, IAAF ka deklaruar se ata atletë që plotësojnë kriteret antidoping mund të garojnë si neutralë dhe deri më tani janë 47 sportistë që e kanë përfituar këtë të drejtë nga 109 aplikime në total. 9 prej tyre kanë garuar së fundi edhe në Europianin U-20, ndërsa pjesa tjetër pritet të marrë pjesë pas dy javësh në Kampionatin Botëror të Atletikës, që zhvillohet në Londër.

Më shumë nga Atletikë