RUSI 2018

Rusia me “5 yje” shkatërron Arabinë Saudite në ndeshjen hapëse

Rusia ka shfaqur një futboll të bukur teksa ka mposhtur bindshëm Arabinë Saudite me rezultatin e pastër 5-0 në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës. Më në fund erdhi momenti i shumëpritur, botërori ka filluar dhe pritet të jetë një festë e madhe. Fillimi ishte i mbarë. Teksa pritej një ndeshje e mërzitshme dhe pa shumë histori, rusët kanë befasuar me lojën e tyre duke shënuar plot tre gola në ndeshjen e parë të botërorit.

Tani, nëse Rusia ishte mirë apo Arabia Saudite e dobët, kjo mbetet për t’u parë në ndeshjet e radhës. Por kualiteti i ulët i aziatikëve u duk si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytë. Arabët nuk shfaqën asgjë, si në prapavijë, ku u zhbllokuan lehtësisht nga mikpritësit, ashtu edhe në sulm, ku nuk kanë rrezikuar asnjëherë portën e Akinfeev. Ishte Gazinskiy ai që ka shënuar golin e parë të botërorit në minutën e 12’.

Pak përpara se të përfundonte pjesa e parë Cheryshev dyfishon rezultatin pas një aksioni të bukur të vendasve. Edhe pjesa e dytë është kontrolluar nga rusët, të cilët shfrytëzuan më së miri kundërsulmet e tyre dhe në të 71’ vulosën fitoren falë Dzyuba. Një fitore e rëndësishme për vendasit, të cilët tani me një fitore tjetër do të sigurojnë kalimin në fazën tjetër. Në fund të takimit ishin super golat e Cheryshev dhe Golovin që kanë kënaqur të pranishmit në stadium.  Ndërsa Arabia, mund të jetë ekipi i parë që do të sigurojë largimin nga Rusia, imagjinoni se çfarë mund t’i bëjë Suarez me Cavani këtij ekipi.

Më shumë nga RUSI 2018