Miks Bota

Rusia rrezikon Lojërat Olimpike, WADA konfirmon pezullimin e andidopingut rus

Rusia rrezikon të mos marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018” që zhvillohen në shkurt të 2018-ës, për shkak të skandalit doping që ka pushtuar këtë vend prej dy vitesh. Agjensia Ndërkombëtare Antidoping (WADA) ka deklaruar se vazhdon të mos e njohë antidopingun rus (RUSADA). Ministri Rus i Sportit, Pavel Kolobkov dhe presidenti i Komitetit Olimpik Rus, Alexander Shukov, bënë kërkesë për ta rikthyer antidopingun rus funksional, por përgjigjja që morën ishte negative. WADA konfirmoi pezullimin pa afat të RUSADA dhe shkak kryesor është se shteti rus vazhdon të mos pranojë përfshirjen e tij në skandalin doping në gjithë sportin rus. Gjithsesi, vendimin final për pjesëmarrjen e Rusisë në Olimpiadën dimërore të Koresë së Jugut do ta japë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në mbledhjen e tij, më 5 dhjetor.

RUSADA, antidopingu rus

Orët e fundit qarkullon lajmi se epruvetat e sportistes kampione ruse të disiplinës së “curler” Ekaterina Galkina janë zhdukur, epruveta që konfirmonin pozitivitetin e saj para Olimpiadës së “Sochi 2014”. Për momentin, sportistja nuk është nën hetim nga IOC, por ky lajm ka ndërlikuar mjaft gjërat për të ardhmen e sportit rus. Gjithsesi, pjesëmarrja e Rusisë në Olimpiadë mund të marrë interpretime të ndryshime, sportive apo politike, ndaj asgjë nuk është e sigurt në këtë moment. “Të gjitha testet antidoping të sportistëve rusë duhet të vazhdojnë të bëhen jashtë Rusisë. Kjo gjë vlen edhe për Botërorin 2018 të futbollit, për lojtarët rusë dhe jo vetëm”, ka thënë presidenti i WADA, Craig Reggie.

Më shumë nga Miks Bota