Volejboll

Rusia shpallet kampione e Europës në volejboll për meshkuj

Rusia është shpallur kampione e Europës në volejboll për meshkuj, pas fitores 3-2 në finale ndaj Gjermanisë, në një ndeshje dramatike, vendosur në setin final. Ky turne u zhvillua për dy javë me radhë në Poloni, aty ku spektakli dhe emocionet nuk munguan, në një aktivitet që dhuroi shumë rivalitet, ashtu sikurse ishte edhe ndeshje finale.

Dy herë Rusia kaloi në epërsi, duke fituar setin e parë dhe atë të tretë, por po dy herë u arrit nga Gjermania, duke triumfuar në setin e dytë dhe të katërt. Mjaft dramatik seti final, vendosur në pikët e fundit, me rusët që futuan 15-13 dhe krejt takimin 3-2, duke nisur një festë të çmendur. Medalja e bronzit u fitua nga Serbia, që mundi po 3-2 Belgjikën.

Finale

Gjermani – Rusi, 2-3 (19-25, 25-20, 22-25, 25-17, 13-15)

Vendet 3-4

Serbi – Belgjikë, 3-2 (25-17, 22-25, 19-25, 25-22, 15-12)

Më shumë nga Volejboll