Kampionatet në Europë

Ryan Giggs: Ronaldo po shkon në Itali, sepse është i fiksuar me Messin

Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, beson se e njeh arsyen pse Cristiano Ronaldo ka vendosur të ndryshojë ambient dhe të shkojë te Juventusi në Torino. Sipas ITV, ish-lojtari i Manchester United mendon se kjo është për shkak të konkurrencës së tij me sulmuesin argjentinas të Barcelonës, Leo Messi:

“Ronaldo është i fiksuar të dominojë ndaj Messit. Ai tani ka argumentin se ka triumfuar në Angli, Spanjë dhe Portugali, mund të thotë se tani do ta bëj edhe në Itali. Ndoshta ky është argumenti i tij për të mbyllur debatin nëse është më i mirë se Messi”.

Giggs shpjegoi se ajo që pret nga portugezi tani është një sfidë shumë e komplikuar: “Duke pasur Manchester United, Real Madrid dhe Juventus në CV, është diçka e rëndësishme dhe kjo do të jetë një sfidë për të”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë