Futboll

“Sa vlen De Bruyne? Mendoni që Neymar paguhet £600,000 në javë”

Menaxheri i Kevin De Bruyne konfirmoi se do të çelë bisedimet në lidhje me një kontratë të re të futbollistit të menaxhuar prej tij, me drejtuesit e klubit të Manchester City. Ndërkohë, këtë javë trajneri i Manchester City, Pep Guardiola e etiketoi yllin e City si futbollistin më të mirë në Europë, ndaj dhe 26-vjeçari me të drejtë mund të pretendojë për një shpërbim më të majmë se ai aktual që vërtitet te £115,000 në javë. Në një deklaratë për radion italiane “Radio Crc”, menaxheri i De Bruyne, Patrick De Koster deklaroi: “Në muajt e ardhshëm do të takohem me drejtuesit e City për të diskutuar mbi përmirësimin e kontratës dhe rinovimin e saj”.

Rezultate imazhesh për de bruyne mbappe

“Rroga e tij? Nuk mund të them. Por nëse mendon për shumën që merr Neymar dhe Kylian Mbappe, atëherë mund ta imagjinoni vetë”, deklaroi menaxheri i De Bruyne. Ylli i Paris Saint-Germain, fiton rreth £600,000 në javë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Mbappe vlerësohet se paguhet rreth £320,000 në javë. “Sportsmail” zbuloi muajin e kaluar se City synon të shpërblejë performancën e De Bruyne me një rritje të konsiderueshme të pagesës. Parashikohet që De Bruyne të përfitojë një dyfishim të pagesës së tij prej £6milionë në vit, ndonëse menaxheri i tij mund të pretendojë edhe më shumë se aq. Ish-futbollisti i Chelseas ka ende 4 vite kontratë me Manchester City, ku u transferua në vitin 2015 nga Wolfsburg për shumë £52millonë.

Më shumë nga Futboll