Seria A

Sabatini sulmon Wanda-n: Nuk duhet ta bënte atë

I mundur nga Genoa dhe i parakaluar nga Lazio në renditje, Inter ndodhet në vendin e pestë në renditje dhe larg atij vendi të parë që ka qenë i tij për pak ditë. Rënia zikaltër, e papritur dhe e rëndë, ka ndezur zemërimin e tifozerisë, që është gati të kontestojë Icardi-n me shokë. Pas deklaratave të Wanda Nara, Walter Sabatini ka folur për të ardhmen e argjentinasit dhe ka dalë në mbrojtje të pronarëve kinezë.

“Deklaratat që ajo ka bërë në lidhje me situatën e Ocardi-t mendoj se duhej të ishin shmangur. Zemërimi me Suning është i gabuar dhe është një shenjë mosmirënjohjeje. Përgjegjësia kryesore e rezultateve është e skuadrës dhe e profsionistëve që bëjnë pjesë në të. Shumë shpejt do të shkoj në Kinë për të folur me pronarët, por para së gjithash duhet t’i japim llogari popullit interist”, ka thënë drejtuesi zikaltër.

Më shumë nga Seria A