Kampionati Shqiptar

Sabien Lilaj rinovon, edhe një sezon te Skënderbeu

Ardian Takaj ka arritur të mbajë një tjetër “xhevahir” të vetin, kampion me Skënderbeun. Sabien Lilaj, lojtari i grumbulluar edhe me kombëtaren për miqësoren me Francën, ka rinovuar me Skënderbeun, duke mbetur pjesë e kësaj skuadre edhe për sezonin e ardhshëm. Mesfushori në fjalë kërkohej edhe nga Tirana, që e kishte joshur financiarisht për t’u rikthyer te bardheblutë, por Lilaj nuk ka hezituar të rinovojë me bardhekuqtë, me të cilët ka fituar tre tituj kampion radhazi, nga pesë të tillë që i shijon qyteti juglindor.

Lilaj

Foto: Sabien Lilaj dhe Ardian Takaj zgjasin edhe 1 vit bashkëpunimin

Ai ka qenë pikë referuese në formacionin e Mirel Josës, si një “regjizor” përkrah kapitenit Shkëmbi. Gjatë kampionatit të kaluar, Sabien Lilaj ka luajtur 33 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola me kampionët e Shqipërisë. Kujtojmë se para mbërritjes në Korçë, lojtari në fjalë pati një eksperiencë 1-vjeçare te Lokomotiva e Zagrebit, në Kroaci, ndërsa dy sezone, në vitet 2009-2011, ka luajtur me Tiranën. Me fanellën kuqezi, Lilaj ka luajtur deri më tani në 8 ndeshje, por pa mundur “të hedhë rrënjë” në formacionin e De Biazit.

https://www.youtube.com/watch?v=61J6OHltxLA

[total-poll id=37001]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar