Kampionati Shqiptar

Sabjen Lilaj zgjidhet mes “10 sportistëve të vitit” nga KOKSH-i

Sabien Lilaj është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2015 nga FSHF-ja para pak ditësh. Por, një tjetër vlerësim ka ardhur për mesfushorin e kampionëve të Skënderbeut edhe nga KOKSH-i, i cili ka laureuar me medalje mbrëmjen e djeshme sportistë nga disiplina të ndryshme.

Sabien Lilaj është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2015 nga FSHF-ja, para pak ditësh. Por, një tjetër vlerësim ka ardhur për mesfushorin e kampionëve të Skënderbeut edhe nga KOKSH-i, i cili ka laureuar me medalje mbrëmjen e djeshme sportistë nga disiplina të ndryshme. Natyrisht, për futbollin, më i miri do të dilte nga skuadra pesë herë radhazi kampione e vendit, e cila bëri histoirinë e klubeve shqiptare në Europë, duke marrë pjesë për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Lilaj

Sabien Lilaj me çmimin e marrë nga KOKSH-i

Ky, aktuali, është sezoni i katërt i Sabien Lilajt te Skënderbeu, skuadër me të cilën është shpallur 3 herë kampion i Shqipërisë. Pas eksperiencës kroate me Lokomotivën e Zagrebit, Sabien Lilaj ka gjetur “tokën e premtuar” në klubin kuqebardhë. Aty është shndërruar në pikë referimi të sukseseve të njëpasnjëshme, si dhe është rritur ndjeshëm si futbollist, duke qenë herë pas here edhe pjesë e kombëtares kuqezi.

Lilaj-Sabien

Sabien Lilaj është zgjedhur edhe “Futbollisti i Muajit” në Superiore

Në njoftimin përkatës, që bën klubi juglindor i futbollit, me këtë rast, shkruhet: “Një vit i mrekullueshëm ky që po lëmë pas për mesfushorin e Skënderbeut, Sabjen Lilaj. Mesfushori 26-vjeçar është shpallur “Sportisti i Vitit” nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), në një ceremoni të zhvilluar ditën e djeshme, në hotel “Sheraton”, në kryeqytet. Ky ishte çmimi i dytë i rëndësishëm për Sabjen Lilajn, pasi u shpall një javë më parë “Lojtari i Vitit” nga Federata Shqiptare e Futbollit, pas anketës së zhvilluar me trajnerët dhe kapitenët e skuadrave, që marrin pjesë në Kategorinë Superiore.

Josa-dhe-Lilaj

Sabien Lilaj me trajnerin e tij te Skënderbeu, Mirel Josa

Mesfushori i talentuar korçar ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në sukseset e klubit, në 2015-tën duke ndihmuar ekipin për të fituar titullin kampion 2014-2015, por mbi të gjitha ka qenë ndër lojtarët më të spikatur në sukseset europiane të Skënderbeut. Për t’u vlerësuar paraqitja e Lilajt në fitoren 3-0 ndaj Sporting CP, atje ku 26-vjeçari ishte kontribuesi kryesor në fitoren e pare, në grupet e “Europa League”, me dy gola të shënuar. Klub Futboll “Skënderbeu” uron mesfushorin Sabien Lilaj për sukseset e shumta në aspektin personal në këtë fundviti.”

Kujtojmë se Sabien Lilaj ka luajtur 93 ndeshje me fanellën kuqebardhë, duke shënuar edhe 13 gola. Me fanellën kuqezi, të kombëtares, regjistron 108 minuta lojë, në dy ndeshje. Ai mungoi në sfidën e fundit të fazës së dytë të Superiores, në Vlorë, sepse ka pësuar një lëndim. Lilaj ka një problem me muskujt e barkut, ndaj u vizitua në një nga klinikat më të mira në Athinë,  ku u dol në përfundimin se lojtari nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Lilaj do t’i nënshtrohet për 6 javë terapisë në klinikën greke, duke humbur kësisoji fazën përgatitore të dimrit në Spanjë.

10

10 sportistët e vitit 2015, të klasifikuar si të tillë nga KOKSH-i

Lista e 10 sportistëve më të mirë të vitit
Luiza Gega –
Atletikë
Arjan Kaloshi – Boks
Redi Halilaj – Çiklizëm
Redi Vogli – Lojtari “fair-play”, Basketboll (KF Tirana)
Sabjen Lilaj- Sportisti më i mirë i vitit , mesfushori i Skënderbeut (Futboll)
Nikole Merizaj – Not
Briken Calja – Peshëngritje
Egers Aliu- Taekwondo
Anton Çafarena – Volejboll
Jon Vrenozi- Xhudo

[total-poll id=127560]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar