Champions League

Sacchi: Italianët në Champions? Ne vetëm duhet të qajmë…

Arrigo Sacchi, opinionist i “Prenium Sport” për Ligën e Kampionëve, foli në fund të ndeshjes së humbur nga Napoli kundër Shakhtar Donetsk. Kjo është ajo që trajneri kampion i Milanit në vitin 1989 dhe 1990 tha: “Më vjen keq, vetëm duhet të qajmë. Duke folur për italianët në Ligën e Kampionëve, Napoli nuk i ka kuptuar kurrë lëvizjet e ukrainasve në mesfushë. Pashë një ekip të hutuar dhe të braktisur. Këmbët e tij mungojnë. Kur në Europë luan siç keni bërë në Bolonjë, ju jeni të destinuar të humbni. Fitorja e Shakhtar Donetsk është e merituar. Unë e ndjek Napoli me kënaqësi të madhe, është ekipi që më ngacmon më shumë, sepse fiton falë manovrimit të kolektivit, por mbrëmë kjo i mungonte, si dhe rrjedhshmëria. Kritikët panë diçka pozitive, por unë kam parë kufizime në dy ndeshjet e fundit. Napoli nuk ka një histori dhe, kur luan me ligësi dhe agoni, tregon të gjitha kufizimet që ka”.

Më shumë nga Champions League