• Armando Sadiku bën prapakthehu, te FC Lugano!

    Publikuar: 7 Jan 3:52

    Nuk ka më diskutime dhe dilema. Shkuarja e Paolo Tramezzanit në stolin e Luganos, skuadrës zvicerane, ka rikthyer aty edhe sulmuesin e kombëtares kuqezi, Armando Sadiku. Në faqen zyrtare të këtij klubi bëhet me dije marrëveshja me autorin e golit historik të Shqipërisë ndaj Rumanisë, në finalet e “Euro 2016”: “Falë kontributit të drejtuesve, Lugano ka arritur të angazhojë përsëri futbollistin Armando Sadiku. Negociatat për huazimin nga Cyrih të sulmuesit me origjinë shqiptare kanë përfunduar të shtunën në mëngjes.

    Lojtari do të mbërrijë në klub pasdite, në një kohë që të dielën duhet të trajnohet për herë të parë me shokët e tij. Sadiku, i lindur më 27 maj 1991, e ka veshur tashmë fanellën bardhë e zi, i ardhur nga Lokarno, deri në janar të vitit 2014. Në sezonet 2011-2012 dhe 2012-2013, ai ka qenë golashënuesi më i mirë i “Challenge League”, kategori në të cilën luajti 95 ndeshje dhe shënoi 58 gola. Paraqitjet e tij në Superligën e deritanishme janë 58, me 17 gola të realizuar. Sulmuesi është pjesë e kombëtares shqiptare, me 24 paraqitje dhe 7 gola.”

    [interaction id=”579b0d6e71e8e7060c359b96″]


    Lexo postimet e tjera