Futboll

Sadio Mane shndërrohet në “hero” për fëmijët jetimë në Afrikë

Të gjithë e dimë dëshirën e çdo fëmije për të pasur një fanellë origjinale të lojtarit të tyre të preferuar, por jo të gjithë i kanë mundësitë. Për këta të fundit ka menduar Liverpool.

Klubi anglez ka njoftuar se të gjithë fanellat e  Sadio Mane me numrin e vjetër, do t’u dhurohen fëmijëve jetim dhe në nevojë në Malawi. Drejtuesit në bashkëpunim me dy organizatat, FOMO, e cila kujdeset për fëmijët jetim dhe ato në nevojë në Malawi dhe KitAid, organizata që riciklon fanellat e vjetra të futbollistëve dhe i dhuronata në vendet më të varfra të botës, do të shpërndajnë 100 fanella të yllit të Liverpool.

“Është si një ëndërr për fëmijët në fshatra, të marrin një fanellë që ata as nuk e kishin menduar se do e merrnin. Është thjesht magjike. Sadio Mane është nga Afrika, emri i tij është kudo. Të kesh fanellën e tij është me të vërtetë diçka e madhe. Kjo do të bëj një ndryshim shumë të madh, veçanërisht në fshatra sepse nuk janë në gjendje për ta blerë një të tillë. Është një ëndërr e realizuar”, u shpreh Mary Woodworth, themelues i FOMO

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i KitAid ka vlerësuar gjestin e Liverpool, duke theksuar se për ata fëmijë, ajo është më tepër se një fanellë.

“Është më shumë se një fanellë. Mund t’ju ketë rastisur të shihni fëmijë që janë të dëshpëruar për të pasur një fanellë apo të jenë pjesë e një ekipi. Dëgjojmë shumë shpesh se skuadra nuk lejohet të luajë  në ligë sepse s’kanë uniformë, histori që të trishtojnë shumë”, tha Derrick Williams.

Më shumë nga Futboll