Futboll

Sadio Mane zbulon lojtarin më të mirë të Liverpool

Sadio Mane deklaron se është shumë shpejt për të folur për titullin, ndërsa shton se është i lumtur që Philippe Coutinho është ende pjesë e klubit. “Të Kuqtë” shijuan një nisje pozitive të sezonit 2017-2018, dhe pas pauzës për shkak të impenjimit të kombëtareve u kthyen në kampionat me fitoren mbresëlënse 4-0 ndaj Arsenal-it duke regjistruar shtatë pikë në tre ndeshje. Por menjëherë më pas djemtë e Jurgen Klopp pësuan disfatën 5-0 me Manchester City-n, për të vijuar në javën e pestë me barazimin minimal ndaj Burnley-t në shtëpi. Deri tani skuadra e Klopp regjistron katër humbje në të gjitha kompeticionet, si dhe numëron 5 pikë më pak se dy Manchester-at që kryesojnë Premier League-n me 13.

“Sinqerisht, është shumë shpejt të flasim për titullin. Ne nuk jemi të përqendruar te skuadrat e tjera, por vetëm te vetja jonë, dhe ne e dimë se mund të mposhtim çdo skuadër në kampionat. Këto i ndodhin të gjitha skuadrave, por ne do të bëjmë më të mirën tonë për të ndryshuar situatën. Do t’i marim ndeshjet një nga një, dhe pse jo mund ta fitojmë në fund?”, tha senegalezi në një intervistë për ESPN.

Image result for mane

Playmaker-i brazilian Coutinho është një tjetër figurë e rëndësishme për “Të Kuqtë”. Këta të fundit luftuan fort duke mos lejuar largimin e tij drejt Barcelona-s në verë. Vetë 25-vjeçari ishte shumë i dëshiruar të shkonte në “Camp Nou”, por Mane shprehet i kënaqur që ai është pjesë e skuadrës.  “Nuk ështe e rëndësishme vetëm për mua, por për të gjithë klubin, që Phil është këtu. Ai është një nga lojtarët tanë më të mirë, dhe ne jemi të lumtur ta shikojmë në skuadër”, vlerësoi Mane i cili ka edhe dy ndeshje pezullim për shkak të ndërhyrjes horror ndaj portierit Ederson në ndeshjen me Man.City.

Më shumë nga Futboll