Çiklizëm

Sagan “mbret” i shpejtësisë, triumfon në etapën e pestë të Turit

Çiklisti sllovak Peter Sagan fitoi etapën e pestë të Turit të Francës (Lorient-Quimper, 204km e gjatë), një etapë mikse, me 5 malore të kategorisë së tretë, por me një finish që ishte i përshtatshme për sprinterët. Aty ku dhe Sagan bëri diferencën, duke fituar duelin e shpejtësisë me italianin Sonny Colbrelli (i dyti) dhe belgun Philippe Gilbert (i treti). Etapa dhuroi shpesh emocione, pasi shkëputjet ishin të shumta, sidomos gjatë maloreve, por në fund gjithnjë grupi arrinte të kapte çiklistët që tentonin fitoren.

Kështu, në 8 kilometrat e fundit grupi ishte kompakt dhe çiklistët shkuan të bashkuar drejt finishit, ku dhe nisi duel i shpëjtësisë për fituesin e etapës. Për sa i përket renditjes së përgjithshme të edicionit të 105-të të Turit të Francës, në krye vazhdon të qëndrojë brlgu Greg van Avermaet (18h22’00” koha e tij), që mban të veshur edhe fanellën e verdhë të liderit. Në vendin e dytë, me 2 sekonda vonesë ndodhet amerikani TJ Van Garderen dhe në të tretin belgu tjetër Philippe Gilbert.

Më shumë nga Çiklizëm