• Sagnol i del kundër Bayern-it: Kimmich s’është mbrojtës

    Publikuar: 20 Mar 6:15

    Joshua Kimmich ka disa kohë që “kuotohet” si pasuesi i drejtpërdrejtë i kapitenit Philipp Lahm te Bayern. Kampioni i botës në verë do të varë këpucët në gozhdë dhe deri tani bavarezët raportohet se nuk janë bindur nga asnjë mbrojtës i djathtë në kontinent. Dy drejtuesit e klubit, Uli Hoeness dhe Karl-Heinz Rummenigge, janë shprehur se Kimmich mund të përshtatet në krah – edhe pse roli i tij natyral është si mesfushor – por nuk është i këtij mendimi ish-lojtari i kampionëve, Willy Sagnol.

    Francezi, i cili ka luajtur si mbrojtës i djathtë në Mynih në periudhën 2000-2009, pret që Bayern të mos e sakrifikojë talentin e vet, gjë që më parë e ka bërë me austriakun David Alaba. “Një mbrojtës krahu në radhë të parë është mbrojtës dhe Kimmich ka treguar mangësi në dyluftime në sezonin e kaluar. Për mua, ai ka më shumë potencial si mesfushor qendre. Bayern është një skuadër shumë mbizotëruese dhe mbrojtësit gjenden shpesh në duele tek për tek. Kjo kërkon përvojë dhe Kimmich nuk e ka”, – është shprehur Sagnol.


    Lexo postimet e tjera