Premier League

Salah do vetëm Champions League: Nuk më interesojnë të tjerat

Ylli i Liverpool Mohamed Salah kërkon me çdo kusht të fitojë Champions League, duke thënë se ai është fokusi i tij dhe jo çmimet individuale.

Salah po shijon sezonin e jetës me Liverpool, duke shënuar 40 gola në 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet që kur mbërriti nga Roma.

Egjiptiani është favoriti për të fituar Këpucën e Artë të Premier League, ndërsa ai ka ndihmuar ekipin e tij të shkojë në gjysmëfinalen e Champions League.

“Është një ndjesi e bukur, por në fund jam i lumtur vetëm kur ndihmoj ekipin të fitojë.

“Nëse do të zgjidhja mes Champions League dhe Këpucës së Artë, patjetër që do të zgjidhja Champions League, pa asnjë dyshim.

“Të fitosh Champions League është diçka e madhe për të gjithë. Nuk më interesojnë të tjerat.

Edhe Këpuca e Artë është në mendjen time, të gjithë mundohen të më ndihmojnë. Por e njëjta gjë është për Harry Kane dhe Aguero.”

Më shumë nga Premier League