Premier League

Salah & Firmino i japin fitoren Liverpool ndaj Southampton

Dyshja Salah dhe Firmino kanë siguruar tre pikët për ekipin e tyre teksa Liverpool ka mundur Southampton me rezultatin 2-0 në St. Mary. Të Kuqtë u futën të karikuar në maksimum në fushë dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e 6’ falë kombinimit të dyshes Salah-Firmino.

Egjiptiani jep një top të bukur për sulmuesin brazilian që nuk fali ballë për ballë me portierin. Në fund të pjesës së dytë erdhi edhe dyfishimi i rezultatit pas një tjetër kombinimi përrallor të dyshes së sulmit. Këtë herë ishte Firmino ai që jep një top të mrekullueshëm me thembër për Salah që me të majtën dërgon topin në rrjetë me shumë klas.

Pas pushimit të besuarit e Klopp e menaxhuan mirë rezultatin megjithëse nuk arritën të thellonin më tepër rezultatin me rastet e shumta të krijuara. Gjithsesi prapavija ishte solide dhe nuk pësoi gol. Liverpool ngjitet në vendin e tretë të renditjes dhe i është afruar United që humbi ndaj Newcastle.

 

Më shumë nga Premier League