TECH

Salah kalon Ronaldo edhe në FIFA!!!

Liverpool frenon, por Momo Salah nuk ndalet kurë. Teksa “të kuqtë” kanë barazuar 2-2 me WBA, vendi i fundit në Premier, sulmuesi nga Egjipti ka shënuar golin e tij numër 31 në kampionat. Në total ai ka shënuar 41 duke në 45 ndeshje zyrtare për ekipin e Jurgen Klopp.

Numra të frikshëm që i lejojnë të kalojë edhe Cristiano Ronaldo, duke i hequr portugezit një nga rekordet e tij të shumta. Sipas lojës së njohur kompjuterike FIFA, Salah është më i shpejtë se CR7.

Në rifreskimin e fundit që i ka bërë kjo lojë cilësive të futbollistëve, Salah është bërë futbollisti më i shpejtë i planetit, duke kaluar Cristianon. Vlera e tij e shpejtësisë ka kaluar nga 83 në fillim të sezonit, në 99, maksimumi i mundshëm.

Asnjë futbollist nuk e kishte pasur shpejtësinë 99, që kur kjo lojë doli në treg në vitin 2002.

Salah ka shënuar 31 gola në këtë edicion të Premier, aq sa Ronaldo në vitin 2007/2008, por egjiptiani ka edhe tre ndeshje në dispozicion për ta kaluar. Ai ka shënuar gol në 23 nga 33 ndeshjet që ka luajtur sivjet në kampionatin anglez. Në këtë mënyrë Salah vazhdon parakalimet ndaj Ronaldo, me të cilin duket se do të jetë në garë edhe për “Topin e Artë”, por për ta kaluar në këtë aspekt do të duhet më shumë punë…

Më shumë nga TECH