Futboll

Salah nuk mendon për Madridin: Jam i lumtur te Liverpool

Salah nuk mendon për Madridin: Jam i lumtur te Liverpool

Mohamed Salah ka përgënjeshtruar kalimin te Real Madrid, me sulmuesin e Liverpool që pohon se është i lumtur në “Anfield Road”. Pavarësisht se ka vetëm pesë muaj që është rikthyer në Premier League, për ish-futbollistin e Chelsea është hipotezuar një transferim i bujshëm. Ai po shkëlqen nën drejtimin e Jurgen Klopp dhe ka shënuar 23 gola në ndeshjet zyrtare me fanellën e kuqe.

Rezultate imazhesh për salah liverpool

Shtypi spanjoll ka shkruar se Salah do të jetë “galaktiku” i radhës te Real Madrid, por 25-vjeçari nuk merret me fjalë dhe deklaroi: “Unë jam dëgjuar zëra të tillë, por nuk më shqetësojnë dhe nuk merrem me to. Te Liverpool më kanë trajtuar shkëlqyeshëm dhe jam shumë i lumtur në “Anfield Road”. Dëshiroj që gjërat që vazhdojë të mbeten kështu si janë dhe nuk mendoj për merkaton.”

“Dua të bëhem futbollisti afrikan më i mirë i të gjitha kohërave”

Mohamed Salah është shpallur futbollisti më i mirë afrikan i vitit 2017 për ato që ka bërë te Roma në Serie A dhe te Liverpool në Premier League. Futbollisti nga Egjypti tregon ambicien e tij: “Dua që edhe vitin e ardhshëm të jem futbollisti më i mirë nga Afrika. Edhe një vit më pas e kështu me radhë për 20 sezonet e tjera. Dua të bëhet futbollisti më i mirë egjiptian i të gjitha kohërave. Ndoshta edhe afrikani më i mirë.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll