Premier League

Salah pas “zhbllokimit”: Nuk shqetësohem nëse nuk shënoj, ja çfarë është më e rëndësishme

Mohamed Salah insiston se fitorja është gjëja më e rëndësishme pasi i dha fund thatësirës në fitoren 1-0 të Liverpool ndaj Huddersfield.

Egjiptiani kishte katër ndeshje pa shijuar golin por u zhbllokua këtë fundjavë duke regjistruar golin e 50-të në Premier League.

“Është një ndjesi e mirë por gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj ekipin dhe të marrim tre pikët.

“Nuk shqetësohem nëse nuk shënoj. Gjëja më e rëndësishme është skuadra, kështu që për sa kohë që do ta ndihmoj, nuk jam i shqetësuar.

“Kishim katër-pesë lojtarë që luanin për të parën herë si titullarë këtë sezon. Kjo tregon që të gjithë jemi në një nivel dhe duhet të luftojmë për formacionin.

“Ishte një ndeshje e vështirë por në fund morëm tre pikët, gjëja më e rëndësishme. Duhet të luftonim, por e dinim këtë.”

Më shumë nga Premier League