Futboll

Salah shënjestron rekordin e Ronaldo dhe Suarez…

Salah shënjestron rekordin e Ronaldo dhe Suarez…

Golashënuesi i Liverpool, Mohamed Salah, po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij, sidomos për sa i përket golave të shënuar. Pasi gjeti katër herë rrugën e rrjetës kundër Watford, ditën e shtunë, sulmuesi ka një mesatare shënimi 0.93 gol/ndeshje, duke qenë në rrugën e duhur për të arritur 35 gola në këtë sezon. Pra, nëse vazhdon të shënojë me këtë mesatare, egjiptiani do të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në harkun e një sezoni me 38 ndeshje në Premier League.

Mo Salah is on course for 35 league goals this season, the highest top flight total for 50 years

Për momentin rekordi i golave të shënuar në harkun e një kampionati ndahet nga Cristiano Ronaldo dhe Luis Suarez. Ronaldo shënoi 31 gola me Manchester United në sezonin 2007-08, aq sa realizoi Luis Suarez me fanellën e Liverpool në sezonin 2013-15. Gjithsesi, me mesataren që ka treguar aktualisht, Salah mund ta arrijë këtë rekord lehtësisht. Ish-sulmuesi i Chelsea dhe Roma llogaritet të shkojë të paktën 35 gola deri në fund të këtij edicioni.

Luis Suarez (pictured) and Cristiano Ronaldo currently hold the 38-game record with 31 goals

Më e vështirë është që Salah të arrijë rekordin e të gjitha kohërave që mbahet nga Ron Davies, i cili shënoi 37 gola për Southampton në sezonin 1966-67. Ndërsa që kur kampionati anglez quhet Premier League, ata që kanë shënuar më shumë kanë qenë Andy Cole (1993-94) dhe Alan Shearer (1994-95) që kanë shënuar 34 gola, por atëherë kishte 22 skuadra në elitën e futbollit britanik dhe logjikisht katër ndeshje më shumë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll