Champions League

Salah sulmon Ramos: Ai që më bëri të qaj, tani po më bën të qesh me të…

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah, ka qeshur me pretendimet e Sergio Ramos se ai mund të luante në finalen e Ligës së Kampionëve, duke këmbëngulur se largimi nga fusha atë natë në Kiev ishte momenti më i keq i karrierës së tij.

Salah u largua nga fusha në lot gjatë muajit të kaluar, pasi u ndesh me kapitenin e Real Madridit, Ramos, në gjysmën e parë të humbjes 3-1 të Liverpool. Ai dëmtim e pa yllin e Real Madridit gjerësisht të dënuar nga opinioni futbollistik botëror, me një peticion të ngritur, duke i bërë thirrje UEFA-s që të ndëshkojë qendërmbrojtësin spanjoll, i cili mori mbi 300.000 nënshkrime për një javë.

Ramos kishte fjalën e tij për këtë çështje, ndërkohë që sugjeroi se Salah mund të kishte luajtur, në qoftë se do të kishte marrë injeksione, një pretendim që egjiptiani e gjen si mjaft qesharak. Ai i tha “Marca”: “Komenti im? Ai që më bëri të qaj, së pari, tani po më bën të qesh… Ndoshta ai, gjithashtu, mund të më tregojë nëse do të jem gati për Kupën e Botës”.

I pyetur për deklaratën e Ramos se ka një mundësi që Salah ta ketë kapur vetë për krahu qendërmbrojtësin spanjoll gjatë dyluftimit dhe jo e kundërta, egjiptiani shtoi: “Kjo Është qesharake… Ai më dërgoi një mesazh, por kurrë nuk i thashë se ishte në rregull ndërhyrja e tij. Kur rashë në tokë kisha një përzierje të dhimbjeve fizike dhe shumë shqetësime.

Gjithashtu, zemërim dhe trishtim për të mos qenë në gjendje të vazhdoja të luaja finalen e Ligës së Kampionëve. Momente më vonë, gjithashtu, mendova për mundësinë që të mos luaja dot në Kupën e Botës. Ky ishte një mendim shkatërrues”.

Egjipti do ta hapë Botërorin e Rusisë kundër Uruguajit, më 15 qershor, teksa Salah shpreson se do të jetë i aftë për t’u shfaqur në atë lojë, një mundësi që nuk dukej e mundur kur doli jashtë fushe në lot, në finalen e Kievit.

Egjipti do të përballet, gjithashtu, me Rusinë dhe Arabinë Saudite, ndërsa përgatitet t’i japë fund pritjes 28-vjeçare për të konkurruar në fazën finale të Kupës së Botës. Salah e analizon kështu këtë moment: “Është hera e parë në 28 vjet që jemi kualifikuar. Nuk ishte normale, sepse ne fituam Kupën Afrikane shtatë herë dhe ne ishim kampionë në 2006, 2008 dhe 2010. Ishte e zakonshme për të fituar Kupën e Afrikës, por nuk u kualifikuam për Kupën e Botës.

Dhe kjo ishte diçka që na motivoi. Të gjithë thamë: “Ouuu, ne duhet ta bëjmë atë, duhet ta bëjmë. Nuk e kishim arritur fazën finale të Botërorit për një kohë të gjatë dhe kualifikimi ishte diçka shumë e veçantë. Ndoshta si për Spanjën, që të fitojë Kupën e Botës”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League