Bundesliga

Salihamidzic blindon mesfushorin e Bayern…

Thiago Alcantara mbetet pjesë e skuadrës së Bayern Munich për sezonin 2018-19, pavarësisht se bavarezët po kërkojnë një mesfushor qendre, bëri të ditur drejtori sportiv i kampionëve të Gjermanisë, Hasan Salihamidzic.

Produkt i Akademisë së Barcelonës, për Alcantara është folur se do të rikthehet në “Camp Nou”, teksa edhe Real Madrid dhe Manchester City janë interesuar gjithashtu për 27-vjeçarin.

Me Javi Martinez, Arturo Vidal, Sebastian Rudy, Corentin Tolisso, Leon Goretzka, James Rodriguez, Renato Sanches dhe Thomas Muller që mund të luajnë në pozicionin e Thiago u mendua se Bayern do të pranonte shitjen e tij.

“Sigurisht që është në planet tona. Kemi nëntë futbollistë për tre role, i takon trajnerit të vendosë. Thiago nuk prekte, as që nuk kemi ndërmend ta shesim. Nuk është në merkato. Jemi të lumtur që e kemi në ekip,” – tha Salihamidzic.

Thiago ka fituar pesë kampionate si pjesë e Bayern dhe dy herë Kupën e Anglisë.

Më shumë nga Bundesliga