Kampionati Shqiptar

Salihi dhe Xhejms likujdojnë Kukësin, kampionët rikthehen në krye

Skënderbeu mposht Kukësin dhe merr i vetëm kreun e Superiores. Kjo ishte fitorja e parë në vitin 2016 për të besuarit e Josës, në një stadium të zbrazët, pa praninë e tifozëve, pas barazimit dhe humbjes me kuqeblutë.

Skënderbeu-Kukësi 3-1
Golat: Salihi 10’, 70’, Xhejms 45’ / Dvorneković 57’
Skënderbeu: Shehi, Radas, Osmani, Jashanica, Arapi, Progni, Nimaga, Orelesi, Latifi (Renatinjo 78’), Xhejms, Salihi. Trajner: Mirel Josa
Kukësi: Koci, Memini (Morina 46’), Malota, Shameti, Mici, Karioka, Hasani, Musolli,  Flores, Uilliams (Dvorneković 46’), Emini. Trajner: Klodian Duro
Kartonë të verdhë: Radas 28’, Arapi 54’, Nimaga / Hasani 40’, Malota 60’
Karton i kuq: Radas (2v)
Gjyqtar: Laver Alla

Tifozet korcare shohin ndeshjen

Tifozet korcare shohin ndeshjen nga jashte stadiumit

Skënderbeu mposht Kukësin dhe merr i vetëm kreun e Superiores. Kjo ishte fitorja e parë në vitin 2016 për të besuarit e Josës, në një stadium të zbrazët, pa praninë e tifozëve, pas barazimit dhe humbjes me kuqeblutë. Ndeshja në Korçë ka filluar diçka më shumë se me pesë minuta vonesë. Shkak për këtë është bërë delegati i FSHF-së, Uvil Zajmi, i cili nuk ka lejuar përtej numrit të caktuar persona në tribunën VIP. Kjo për shkak se duhet zbatuar vendimi i Disiplinës për tifozërinë korçare. Vetëm zbrazja e kësaj pjese të stadiumit nga persona të paautorizuar e të palejueshëm ka bërë që loja të fillojë.

Salihi

Hamdi Salihi, autori i dy golave në ndeshjen ndaj Kukësit

Referuar kronikës së lojës, Progni prek golin në minutën e 7-të, kur godet rreptë, tokazi, por Koçi e devijon mrekullisht në këndore. Nuk vonon shumë dhe në minutën e 10-të, Xhejms asiston për Salihin, që me kokë zhbllokon shifrat. Gabim fatal i Shametit në markim, në këtë rast, por edhe i krejt prapavijës kuksiane. Salihi ngjitet në kuotën e 15 golave në këtë kampionat. Kuksianët mundohen të reagojnë, por janë të paqartë. Vetëm në minutën e 32-të, braziliani Flores godet bukur, por portieri Shehi reagon mjeshtërisht, duke shpëtuar kuadratin e vet nga goli. Pjesa e parë do të mbyllej me dyfishimin e shifrave.

Xhejms është përforcimi i fundit i realizuar nga klubi korçar në limitet e merkatos.

Xhejms debutoi me gol dhe asist te Skënderbeu

Pikërisht në minutën e 45-të, Xhejms përfiton sërish nga mbrojtja e shthurur e miqve dhe shënon golin e dytë, i pari me fanellën korçare, i dhjeti në këtë kampionat. Debutim mbresëlënës për ish-sulmuesin e Laçit, që kaloi në fillimjavë te juglindorët dhe do të bëjë të harrohet Olayinka, sipas të gjitha gjasave. Trajneri Josa ka aktivizuar si titular edhe të rikthyerin Orelesi (mungon Shkëmbi), që bashkë me Nimagën bëjnë digën e sulmeve të kundërshtarit. Në qendër të mbrojtjes luan edhe Osmani, pas spostimit në krahë të Radasit, që zëvendëson Vangjelin.

Kukesi

Kukësi në nxehje para ndeshjes me Skënderbeun

Klodian Duro e nis pjesën e dytë me dy zëvendësime të menjëhershme, duke përforcuar sulmin. Në stol ulen Memini dhe Da Silva, ndërsa në vend të tyre aktivizohen Morina dhe Dvorneković. Në minutën e 51-të, Karioka mund dhe duhej të kishte shënuar. I vetëm me portierin Shehi, braziliani gabon rëndë, duke e dorëzuar topin në këmbët e portierit durrsak. Shënjestrën e korigjon Dvorneković në minutën e 57-të, që u duk se rihapi ndeshjen. Kukësi mbetet në sulm në minutat e mëpastajme, duke e detyruar kundërshtarin të mbrohet në gjysmëfushën e vet. Rastet nuk mungojnë, por finalizimi nuk është në lartësinë e duhur.

Tifozet korcare shohin ndeshjen nga pemet

Tifozet korcare shohin ndeshjen nga pemet

Në momentin më të mirë të miqve vjen ndëshkimi për herë të tretë. Hamdi Salihi nuk fal, duke kompletuar dopietën e vet personale dhe duke u konfirmuar si favorite absolute për fitimin e “Këpucës së artë”, me 16 gola pas 20 javësh kampionat. Këtu merr fund çdolloj iluzioni i verilindorëve për të dalë pa u mundur nga Korça. Skënderbeu gjen fitoren e parë në vitin 2016, duke marrë edhe kreun e Superiores, me 46 pikë, dy të tilla më shumë se Partizani. Kukësi i Duros dështon në testin e parë të vërtetë pas përgatitores së dimrit, duke mbetur në kuotën e 31 pikëve.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Kampionati Shqiptar