Connect with us

Futboll

Salihi: Kemi shumë cilësi, ekipi fiton sërish titullin kampion

Në prag të përballjes me ish-ekipin e tij, Tiranën, por njëherësh edhe në momentin e tij më të vështirë që pas rikthimit në Superligë, nën presionin e madh personal, sikurse dhe atë të skuadrës e tifozëve, sulmuesi i Skënderbeut, Hamdi Salihi, përpiqet të largojë vëmendjen nga vetja e tij. Me një vizion shumë optimist, bomberi shkodran i kampionëve në fuqi parapëlqen të flasë në flasë për kolektivin dhe jo si individualist, duke shprehur besimin e tij të plotë në mbrojtjen e titullit.

Hamdi Salihi ka realizuar 8 gola në kampionat gjatë 24 javëve.

“Ekipi realisht ka shumë cilësi, stërvitet shumë mirë dhe kjo më bën të besoj që ekipi do të fitojë titullin kampion. Jam i bindur se shoh stërvitjen, cilësinë e lojtarëve dhe grupin që kemi dhe kjo më ngroh. Por në futboll ka edhe fat, ka edhe rrethana të tjera, pa i mohuar edhe meritat kundërshtarëve. Në fund, vetëm një do të fitojë. E rëndësishme është që të bëhet futboll i bukur dhe i drejtë, që të kënaqen tifozët”, deklaron sulmuesi i Skënderbeut, Hamdi Salihi, sikurse është cituar në profilin zyrtar të klubit korçar në “Facebook”.

Më shumë nga Futboll