Champions League

Salzburg-Shkëndija: vendasit janë super favoritë, por…

Ndeshjet e para të raundit të tretë kualifikues të Champions League do të vazhdojnë mbrëmjen e së mërkurës me tre takime të tjera. Një nga takimet më interesante do të jetë ai që do të zhvillohet në Austri mes Salzburgut dhe maqedonasve të Shkëndijës.

Vendasit kanë bërë një paraqitje shumë të mirë ne sezonin e kaluar të Europa League dhe tani duan të sigurojnë një vend në fazën me grupe të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Austriakët kanë dalë mes katër më të mirëve të Europa League sezonin e kaluar dhe të gjithë janë befasuar me eliminimin e tyre në kohën shtesë nga Marseille.

Gjithsesi, para atij momenti, ata kanë eliminuar skuadra si, Real Sociedad, Borussia Dortmund dhe Lazio. Me pak fjalë, kanë treguar se mund të luftojnë në Europë, kështu që hapi i radhës duhet të jetë Champions League.

Përballë tyre do të jetë Shkëndija, që shpreson të vazhdojë ëndrrën pasi befasoi të gjithë duke eliminuar Sheriff Tiraspol në raundin paraardhës falë një fitoreje 1-0 në transfertë. Salzburgu, që ka fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi në Europë, shikohet favorit për t’u kualifikuar.

Për më tepër, miqtë kanë pësuar disa humbje të rënda në transfertat e fundit europiane. Ata janë mundur 4-0 nga uellsianët e TNS dhe të gjithë presin që Salzburg ta sigurojë kualifikimin në ndeshjen e parë.

Statistika

– Kjo do të jetë përballja e parë mes këtyre dy skuadrave.

– Në 44% të ndeshjeve që Salzburg ka luajtur sezonin e kaluar, janë realizuar mbi 3.5 gola për ndeshje.

– Shkëndija ka humbur 4-0 dy nga tri transfertat që ka luajtur në këtë kompeticion.

– Vendasit nuk kanë pësuar asnjë humbje brenda 90 minutave në 10 takimet e fundit europiane që kanë luajtur në shtëpi.

Më shumë nga Champions League