RUSI 2018

Sampaoli dhe tifozët e Argjentinës festojnë për eliminimin e City dhe Barça

Kur kanë mbetur edhe dy muaj nga Kupa e Botës 2018, të gjithë trajnerët e kombëtareve që do të marrin pjesë në Botëror kanë filluar të ndjekin nga afër lojtarët që do të jenë pjesë e ekipeve të tyre. Mes këtyre është edhe Jorge Sampaoli që, pas dy miqësoreve të fundit kundër Italisë dhe Spanjës, është kritikuar nga ana e mediave dhe tifozëve për humbjen e thellë të pësuar kundër “Furive të Kuqe”.

Pas humbjeve të Barcelona-s dhe Manchester City, trajneri argjentinas (por edhe të gjithë tifozët) janë gëzuar për eliminimin e Leo Messi dhe lojtarëvce të tjerë të “Albiceleste”-s nga Champions League. Sipas shtypit të “Buenos Aires”, mungesa e lojtarëve argjentinas në gjysmëfinalet dhe finalen e turneut kontinental, do t’i japë mundësi atyre të pushojnë më shumë dhe të jenë më të freskët për Kupën e Botës.

Në Argjentinë, në fakt, janë duke pritur me ankth Botërorin, veçanërisht pas finales së katër viteve më parë të humbur kundër Argjentinës. Kjo mund të kuptohet edhe në radhët e autobiografisë të Jorge Sampaoli-t, i cili ka theksuar sa e rëndësishme është për Argjentinën që të ketë një Messi në 100% të formës: “Leo ka një pistoletë të drejtuar në kokën e tij që quhet Kupa e Botës: nëse nuk e fiton, do të shkrepet”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga RUSI 2018