Futboll

Sampaoli hap derën për Higuain, do të jetë në balotazh me Icardi…

Sampaoli hap derën për Higuain, do të jetë në balotazh me Icardi…

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, hap derën e kombëtares për Gonzalo Higuain, që faktikisht nuk është grumbulluar asnjëherë që kur ai ka marrë drejtimin e ekipit. “Në një kohë afat-shkurtër kemi vendosur që prania e Gonzalo, duke qenë se është një sulmues “top”, nuk ishte ideale sa për të dhe as për atë që kombëtarja kishte nevojë. Tani që jemi kualifikuar do të ndjekim ecurinë e Higuain, sepse është një bomber me vlerë të madhe. Në të ardhmen mund ta grumbullojmë dhe mund të luajë në Kupën e Botës.”

Pas fjalëve të trajnerit të Argjentinës, projektohet pikërisht një balotazh mes qendërsulmuesit të Juventus, Higuain dhe qendërsulmuesit të Inter, Mauro Icardi

Për të bërë të ditur listën e futbollistëve që do të marrë në Kupën e Botës, me përjashtim të dëmtimeve të minutave të fundit, Sampaoli do të presë deri në fund të marsit, ku janë në program disa miqësore të tjera. “Idealja është që në muajin mars të kemi tre futbollistë në garë për secilin prej vendeve dhe më pas t’i zbresim në dy kandidatë që do të shkojnë në Kupën e Botës, bashkë me tre portierët, – shpjegoi ish-trajneri i Kilit dhe Sevilla. – Pas miqësoreve të marsit do të jetë më e qartë për të gjithë ne se cilët do të shkojnë në botëror.”

Image result for icardi and higuain

Pas fjalëve të trajnerit të Argjentinës, projektohet pikërisht një balotazh mes qendërsulmuesit të Juventus, Higuain dhe qendërsulmuesit të Inter, Mauro Icardi. Njëri prej tyre do të shkojë në “Rusi 2018”, ndërsa tjetri do ta ndjekë veprimtarinë nga televizioni. “Në momentin e grumbullimit do të marrim në konsideratë dhe marrëdhënie e secilit për futbollistëve me pjesën tjetër të grupit,” – shtoi Sampaoli. Në këtë pikë, “El Pipita” është në avantazh të dukshëm ndaj Icardi.

Më shumë nga Futboll