Futboll

Sampaoli: Vidal është pijanec dhe ka nevojë për ndihmë!

Sampaoli: Vidal është pijanec dhe ka nevojë për ndihmë!

Kur trajneri Jorge Sampaoli komunikoi divorcin nga Kili, nisi lufta! U shkua deri aty sa pati edhe ofendime gjatë konferencës për shtyp: “bukëshkalë, mashtrues!”, ishin disa të shara që e shoqëruan trajnerin kur zgjodhi të shkojë te Sevilla. Gazeta “La Tercera” i hodhi benzinë zjarrit kur shkroi se Sampaoli kishte marrë 500 mijë euro shpërblim nga 3 milionë euro në total që iu dhanë ekipit pas suksesit në Kupën e Amerikës.

Schermata 2017-10-12 alle 19.55.16

Por sot, vjen hakmarrja e trajnerit aktual të Argjentinës, pas kualifikimit në Botërorin 2018, atje ku Kili nuk do të jetë, sepse u rendit në vendin e gjashtë të Amerikës Latine. Fjalët e tij janë të rënda dhe menjëherë po bëjnë bujë në gjithë Amerikën e Jugut. Gazeta kiliane “Las Ultimas Noticias” ka publikuar deklaratat e Sampaoli, ku ka sulmuar pak a shumë të gjithë, duke e nisur me mesfushorin e Bayern Munich, Arturo Vidal.

“Të gjithë te Kili e dinë. Arturo Vidal duhet të shkojë te një mjek specialist. I pëlqen shumë të pijë dhe nuk e kontrollon dot veten. Ka nevojë për ndihmë. Në avion, kur po shkonim në Lima, më kërkoi të pinte vetëm një birrë, por më pas e pashë me gotë whisky, edhe pse unë nuk i kisha dhënë leje të pine asgjë,” – tha Sampaoli.

Trajneri i Argjentinës bën edhe një profil të disa futbollistëve të tjerë të Kilit. “Eduardo Vargas çdo ditë që e shoh të kthehet te Kili e shoh gjithnjë e më keq. Mauricio Pinilla? Mendoj se do të jetë në festë në momentin që e marr në telefon. Alexis Sanchez është gjithmonë me kufje, dëgjon muzikë dhe qëndron gjithmonë vetëm. Fatmirësisht, Medel nuk e ka më qejf pijen dhe i pëlqejnë vetëm shakatë.”

Më shumë nga Futboll