TECH

Samsung u tall me Apple, dhe tani Motorola tallet me të dy

Disa ditë pasi iPhone X doli në treg, Samsung doli me një reklamë anti-iPhone që i kujtonte njerëzve edhe njëherë reklamat humoristike që bënte kompania disa vite më parë, reklama që në të njëjtën kohë ishin sulme drejt konkurrencës.

Por ajo që nuk parashikoi njeri që të ndodhte ishte që Motorla të tallej me Samsung me një reklamë të re.

Tani kjo është reklama e re e Motorola-s.

Reklama e re “up-grade” ofron një fund tjetër nga ai i reklamës së Samsung, kështu e tregon Motorola në faqen e saj të Facebook.

Kështu që, përdoruesi i vjetër i iPhone i cili lë iPhone për Galaxy Note 8 merr vesh se e dashura e tij ka një Motorola Moto Z2 Play që kthehet në një projektor me ndihmën e një aksesori. Ai nuk duket aq i lumtur për këtë.

Celulari Motorola është ndryshe, kjo është e sigurt, por Galaxy Note 8 dhe iPhone X janë zgjidhje shumë herë mlë të mira.

Për sa i përket reklamës, padyshim që është humoristike.

Më shumë nga TECH