TECH

Samsung zbulon komponentin kryesor të Galaxy S9

Jemi duke iu afruar sezonit të thashethemeve të Galaxy S9, teksa celulari pritet të dalë në treg pak më herët se paraardhësit e tij. Raportet e fundit tregojnë se modeli i ri do të ketë një kamerë me dopio lente në pjesën e prapme si Galaxy Note 9.

Si çdo Galaxy S i mëparshëm, Samsung pritet të përdorë Exynos dhe çipin Qualcomm në Galaxy 9 dhe Note 9. Samsung është shprehur para disa ditësh që është gati të fillojë prodhimin në masë për produktin e ri.

Samsung gjithashtu tregoi një nga inovacionet e reja në konferencën për shtyp, ai quhet Isocell SLIM 2×7, që premton një modul kamere më të hollë për celularët premium vitin tjetër.

Pra sugjerohet se Samsung do të hollojë akoma më tepër celularin për edicionin e ri.

Por akoma nuk ka një datë ekzakte për daljen në treg të celularit të ri të Samsung, kështu që mos u eksitoni përpara kohe.

Image result for Galaxy S9

Më shumë nga TECH