TECH

Samsung zbulon televizorin gjigant të së ardhmes Modular MicroLED

Me CES 2018 që po zhvillohet tani, kompanitë teknologjike rreth e qark botës janë duke zbuluar krijimet e fundit teksa Samsung i Koresë së Jugut ka përfshirë televizorin e parë modular MicroLED TV të quajtur “The Wall”.

Me një gjatësi diagonale 370 cm, ekrani gjigant po demonstron se si po evoluon televizioni për t’i foruar shikuesve eksperiencën më të mirë, teksa shërben edhe si një ekran me vetitë e një ‘smartphone’.

Ai zëvendëson filtrat e ngjyrave me LED të shkallës së mikrometrit.

Kjo i mundëson televizorit të mundësojë një cilësi të paparë ndonjëherë pa rikonstruktuar madhësinë, rezolucionin apo formën.

Për më tepër informacion, mund ta shihni vetë televizorin e ri në Business Wire.

 


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga TECH