Premier League

Sanchez, 9.000 tifozë organizohen për ta ndarë nga e dashura

Tifozët e kombëtares së Kilit kanë nisur një protestë te veçantë për ta bindur Alexis Sanchez që të ndahet nga e dashura e tij, sepse ajo, sipas tyre, po e bën atë “të shëndoshë dhe dembel”. Tifozët e zemëruar duan që ylli i Arsenal të kthehet në formën e tij të mirë pasi Kili humbi 1-0 kundër Bolivisë në eliminatoret për Kupën e Botës.

Por në vend që të fajësojnë 28-vjeçarin për paraqitjen zhgënjyese të bërë me fanellën e kombëtares, tifozët besojnë se fajin e ka e dashura e tij Mayte Rodriguez. Për këtë arsye ata kanë krijuar një faqe në Facebook ku kanë bërë të ditur se do të organizohet një protestë në mars kundër lidhjes së tyre. Faqja e krijuar në rrjetin social quhet “Marshim për të bindur Alexis që t’i japë fund lidhjes me Mayte dhe të kthehet në formën më të mirë të mundshme për t’u kualifikuar në Kupën e Botës”. Deri tani, edhe pse duket e pabesueshme, janë 9.000 tifozët të interesuar për të marrë pjesë në marshimin që duhet të zhvillohet 5 tetorin e ardhshëm. Sanchez ka vetëm një vit që shoqërohet me aktoren, por duket se bashkëkombësit e tij nuk janë dakord me këtë lidhje.

https://www.youtube.com/watch?v=fY-7JJPkPXc

Këto ide të tifozëve janë mbështetur edhe nga ish-trajneri i kombëtares Under 20 të Kilit, Jose Sulantay, i cili ka kritikuar Sanchez-in se ka qenë “më i shëndoshë se zakonisht”. Ai ka thënë për “La Cuarta”: “Më është dukur jashtë forme. Është më i shëndoshë se zakonisht. Nuk ka arritur ta kalojë mbrojtjen e Paraguait në asnjë moment. Nuk bëri një lëvizje diagonale gjatë gjithë ndeshjes. Nuk ishte ai i përhershmi”. Javët e fundit nuk kanë qenë aspak të mira për Alexis Sanchez.

Më shumë nga Premier League