Futboll

Sanchez drejt Bayern, bavarezët zyrtarizojnë ofertën

E përditshmja britanike “The Telegraph” ka konfirmuar sot se skuadra gjermane e Bayern Mynih ka gati ofertën prej 65 milionë eurosh në adresë të sulmuesit Alexis Sanchez. Ekipi kampion i Gjermanisë, që drejtohet nga Carlo Ancelotti, i shtohet kështu listës së gjatë të pretendentëve për të marrë sulmuesin kilian, që duket se nuk do të rinovojë me Arsenal. PSG, Manchester City, Juventus dhe Chelsea janë skuadrat e tjera të interesuara për të marrë sulmuesin, pork la bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Sulmuesi kilian Alexis Sanchez

Ndërsa Bayern, për të evituar konkurrencën, duke se ka gati paratë dhe pritet që të bëjë një ofertë konkrete prej 65 milionë eurosh në adresë të “topçinjve”, për të marrë sulmuesin. Alexis Sanchez, 28 vjeç, duket se do të jetë një nga futbollistët më të kërkuar të merkatos së verës, pasi interesimi ndaj tij është i madh dhe ofertat nuk mungojnë. Kjo e Bayern Mynih është deri më tani oferta më e mirë edhe pse Arsenal synon që ta mbajë kilianin, kontrata e të cilit me “topçinjtë” skadon pas një viti.

Më shumë nga Futboll