Connect with us

Bundesliga

Sanchez drejt rekordit, futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Bayern

“Ylli” i Bayern Munich, Renato Sanchez, ka shumë mundësi të bëhet futbollisti më i shtrenjtë i historisë së klubit bavarez, por duhet të luajë edhe një ndeshje para fundit të këtij sezoni. Mesfushori portugez iu bashkua Bayern gjatë verës së kaluar për një vlerë 37 milionë euro, por një klauzolë në marrëveshja përfshin një rritje të ndjeshme që shkon deri në 42 milionë euro. Deri tani, blerja më e shtrenjtë në historinë e Bayern ka qenë Javi Martinez, i ardhur për 40 milionë euro, por së shpejti do të kalohet nga Sanchez, ndoshta që në këtë fundjavë kur Bayern Munich do të presë Darmstadt 98.

Sanches has made 24 appearances for Bayern Munich and needs one more to activate a clause

Sipas gazetës gjermane “Bild”, ka një klauzolë që shton 5 milionë euro në arkat e Benfica, nëse futbollisti luan 25 ndeshje në këtë sezon. Me aktivizimin nga stoli ndaj Wolfsburg, aktualisht Sanchez numëron 24 prezenca në fushë. Sanchez, që nuk ka luajtur aq sa priste në momentin që vendosi të shkojë në “Allianz Arena”, ka qenë vetëm 5 herë titullar në Bundesligë, por ka nisur 11 ndeshje nga stoli. Ai gjithashtu ka luajtur dy ndeshje në Kupën e Gjermanisë dhe gjashtë në Champions League. Kjo do të thotë se me një tjetër prenzecë blerja e tij do të konsiderohet 42 milionë euro dhe do të kalojë atë të Martinez që u ble në vitin 2012 nga Bilbao për 40 milionë euro.

Sanches was signed from Benfica for £30m in a deal that includes a number of huge clauses

Sanchez do të kalonte gjithashtu edhe 38 milionë euro të cilat Bayern Munich i shpenzoi për të marrë Mario Gotze nga Borussia Dortmund në vitin 2013 dhe për marrë Arturo Vidal nga Juventus, dy vjet më vonë. Sanchez u aktivizua në fitoren 6-0 ndaj Wolfsburg, për herë të 24-t në këtë sezon dhe Carlo Ancelotti pritet t’i jap ndonjë minutë edhe në tre ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Darmstadt, RB Leipzig dhe Freiburg. Benfica do ta mirëpriste e para diçka të tillë…

Më shumë nga Bundesliga