Futboll

Sanchez, i fundit. Ja 13 lojtarët që janë drejtuar nga Mourinho dhe Guardiola

Alexis Sanchez do të jetë lojtari i trembëdhjetë, i cili do të jetë në gjendje të thotë se është trajnuar nga José Mourinho dhe Pep Guardiola. Ka nga ata, që ishin më të lumtur me njërin sesa me tjetrin, por të gjithë kanë mësuar nga dy teknikët më të mirë të viteve të fundit. Disa, si Xabi Alonso, do ta vënë këtë njohuri në shërbim të të trajnuarit, sa më shpejt të jetë e mundur.

1. XABI ALONSO. Mesfushor i formuar te Real. Luajti me Liverpool, Real Madrid, Bayern Munich… Së shpejti ai do të jetë një trajner dhe do të tregojë se çfarë ka mësuar nga më të mirët.

2. SAMUEL ETO’O. Kampion i Europës me të dy trajnerët, edhe pse Pep pati ndjenjën se duhej ta shiste, ndërsa Mourinho e vuri të spikaste me zikaltrit.

3. ZLATAN IBRAHIMOVIC. Marrëdhënie më të mirë me Mourinhon se me Guardiolën, të cilin e quajti “Filozofi”.

4. PEDRO. Një nga lojtarët që Guardiola ngriti në ekipin e parë të Barcelonës. Me Mourinhon u përkit vetëm 16 ditë te Chelsea.

5. CESK FABREGAS. Ai nuk mbeti i kënaqur me Barçën, as me Pepin, as me Tito, as me Martinon. U nis te Chelsea për të takuar Mourinhon.

6. MAXWELL. Së pari u drejtua nga Mourinho tek Interi dhe më vonë nga Guardiola te Barcelona, ku ai ishte kampion i Europës.

7. ARJEN ROBBEN. Fitoi dy Premier League me Mourinhon dhe vite më vonë tri Bundesliga me Guardiolën, i cili donte ta bënte atë “Messin e Bayern”.

8. CLAUDIO PIZARRO. Sulmuesi peruan, i cili vetëm për gjashtë muaj u drejtua nga Mourinho, pasi trajneri portugez u pushua nga puna. Sipas Guardiolës, Mandzukic dhe pastaj Lewandowski e bllokuan rrugën e tij.

9. BASTIAN SCHWEINSTEIGER. Gjermani kaloi një sezon nën drejtimin e Jose Mourinho te Manchester United, por u “çmend” duke u trajnuar me U-23 të klubit anglez, ku u degdis nga trajneri portugez. Kjo ishte në mesin e përvojave më të këqija për të. Megjithatë, ai pati tri sezone mbresëlënëse me Pep Guardiola si trajner te Bayern Munich.

10. EIDUR GUDJOHNSEN. Në radhët e Chelsea, eliminoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve dhe ishte autori i një prej golave. Pastaj, luajti në skuadrën e Barçës dhe u shpall kampion i Europës nën udhëheqjen e Pep Guardiolës.

11. KEVIN DE BRUYNE. Një nga yjet e tanishme të Premier League. Me Pep, ai është një nga “bosët” e Manchester City. Mourinho nuk diti se si të merrte maksimumin prej tij. Ai luajti vetëm tri ndeshje me trajnerin portugez te Chelsea.

12. ORIOL ROMEU. Guardiola e bëri të debutojë me klubin, edhe pse nuk luajti më shumë lojëra. Me Mourinhon nuk luajti, edhe pse e bëri parasezonin me të. Një ndeshje mes të dyve, por të trajnuar nga të dy, po.

13. ALEXIS SANCHEZ. Guardiola e transferoi atë te Barcelona, sepse donte të forconte grupin e tij të madh. Së fundi, ai ka nënshkruar për rivalin e përjetshëm.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll