• “Sanchez më ka premtuar se do të qëndrojë me ne!”

    Publikuar: 5 Jan 8:13

    Trajneri Arsene Wenger ka zbuluar se Alexis Sanchez i ka thënë se do të qëndrojë te Arsenal. Kiliani është përfolur se do të largohet nga “Emirates” për një shumë të madhe parash, teksa kanë ngecur bisedimet për rinovimin e kontratës me klubin londinez. Megjithatë, Wenger largon frikën nga tifozët e Arsenal duke thënë se sulmuesi i ka premtuar nuk do të ikë nga “topçinjtë”.

    arsene-wenger_52ei4ct9mvvi1gp26noflvgdx

    Gjatë një interviste televizive, Arsene Wenger tha: “Gjithmonë nis dhe mbyllet me paràtë dhe mes futbollistëve ka nga ata që duan të qëndrojë ose duan të ikin. Kur futbollistët duan të qëndrojnë klubi e ka më të lehtë gjetjen e marrëveshjes. Alexis Sanchez është një futbollist i përkushtuar dhe më ka thënë se dëshiron të qëndrojë me ne. Unë jam i bindur se do ta rinovojë kontratën.”

    Wenger: Alexis wants to stay and we WILL find an agreement

    Arsenal aktualisht ka nisur bisedimet në lidhje me kontratat e reja të Olivier Giroud dhe Laurent Koscielny. Të dy futbollistët pritet të rinovojnë para fundit të këtij sezoni, ashtu si 20-vjeçari Alex Iwobi, i cili do të shpërblehet me rritje page për paraqitjen e mirë që ka pasur kohët e fundit. Carl Jenkinson dhe Mathieu Debuchy do të huazohen me çdo kusht gjatë merkatos së janarit.

    [interaction id=”586e983e804953407ce1c45c”]


    Lexo postimet e tjera