Connect with us

Futboll

Sanchez kundër tifozëve: Wenger ka ndërtuar Arsenal-in

Alexis Sanchez ka dalë haptazi kundër tifozëve të Arsenal që protestojnë kundër trajnerit Arsene Wenger duke thënë se francezi është ai që ka krijuar gjithçka në klubin londinez. Fushata “Wenger Out” ka vazhduar gjatë gjithë këtij sezoni dhe arriti pikën kulminante në fillim të ndeshjes së kaluar ku Arsenal fitoi 2-0 ndaj Sunderland në një stadium gjysmë të boshatisur. Por Sanchez tha se protesta ishte pa vend ndaj një njeriu që meriton vetëm lëvdata.

Sanchez, who leads the club's scoring charts this season, came out in favour of his manager

“Për mua, protesta e tifozëve ishte shumë e keqe, – tha kiliani. – Ai është trajneri që i ka dhënë këtij klubi një stadium, një mal me parà dhe trofe gjatë 21 viteve në krye të klubit. Ai është krijuese i stilit unik që ka klubi ynë.” Sanchez ka qenë futbollisti më i mirë i Arsenal në këtë sezon duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 10 asiste në këtë sezon. Por ai ka vetëm një vit kontratë të mbetur me klubin dhe kjo i hapur rrugën thashethemeve për një largim.

But Sanchez says Wenger 'is the creator of the stadium, the players and style of the club'

Gjithsesi, Sanchez mendon se e ardhmja e tij është në dorë të klubit dhe se për kontratën e re do të flitet kur të mbyllet sezoni. “Nuk mund të flas tani për të ardhmen dhe do të pres deri në fund të sezonit, por ashtu si kam thënë gjithmonë më shumë varet nga klubi. Unë kam bërë kërkesat e mia tani i takon atyr të më kthejnë përgjigje. Unë do të përpiqem të bëj më të mirën për ekipin, si gjithmonë. Të presim dhe të shohin. Nëse ata nuk më duan më, atëherë do të nis të mendoj për ndonjë klub tjetër, diçka që nuk dua.”

 

Më shumë nga Futboll