Futboll

Sanchez pranë lamtumirës, nuk grumbullohet për ndeshjen e radhës së Arsenal

Alexis Sanchez nuk do të jetë sot pasdite në fushë në ndeshjen që Arsenal do të luajë ndaj Bournemouth. Sulmuesi kilian nuk ka udhëtuar drejt bregut jugor, duke lënë të mendosh se transferimi i tij drejt Manchesterit është shumë pranë. Të dyja ekipet e këtij qyteti e kërkojnë me ngulm, me United që duket në “pole” për ta marrë, pasi ofron më shumë. Largimi i Sanchez nga “topçinjtë” është çështje ditësh, ndoshta orësh, teksa edhe vetë trajneri Wenger ka pranuar se lojtari nuk do të firmosë rinovimin e kontratës që skadon në fund të sezonit.

Sulmuesi kilian Alexis Sanchez

Edhe në ndeshjen e fundit në Carabao Cup, Sanchez nuk ishte titullar dhe u aktivizua në pjesën e dytë nga trajneri Arsene Wenger, tjetër sinjal se divorci është pranë. Fillimisht u përfol se kiliani do të luajë me Manchester City, që ka nevojë për sulmues pas dëmtimit të Gabrierl Jesus, por skuadra e Guardiola nuk pranon të paguajë shumën e kërkuar nga Arsenal. Shumë të cilën është gati ta paguajë United, që mund ta bëjë Alexis Sanchez lojtarin më të paguar të skuadrës, me një rrogë që kap shifrën e  350 mijë stërlinave në javë.

Më shumë nga Futboll