Futboll

Sanchez pranon ofertën e United, Mkhitaryan dhe parà për Arsenal

Alexis Sanchez nuk ka udhëtuar me skuadrën e Arsenal për ndeshjen e sotme ndaj Bournemouth, çka konfirmon se transferimi i tij tek Manchester United është çështje orësh. Mediat britanike konfirmojnë se sulmuesi kilian ka pranuar ofertën e “djajve të kuq”, që synojnë ta bëjnë lojtarin më të paguar të skuadrës.

Nga ky transferim, Sanchez do të paguhet 350 mijë stërlina në javë, duke kënaqur edhe kërkesat e Arsenal, që duan 30 milionë stërlina nga shitja e kilianit. Një transferim që ka mërzitur pa masë fansat e Manchester City (ofroi 20 milionë stërlina), që duket se e kishin në dorë lojtarin, por gjithçka mori një kah tjetër ditët e fundit.

Trajneri Wenger dhe Alexis Sanchez

Por skuadra e Arsenal është bindur të largojë sulmuesin (kontrata e të silit skadon në fund të sezonit) edhe për faktin se United do të fusë mesfushorin Henrikh Mkhitaryan në këtë marrëveshje, çka kënaq disi trajnerin Arsene Wenger, pasi merr një përforcim të rëndësishëm. Një shkëmbim që do të kënaqë edhe lojtarin armen, që muajt e fundit nuk aktivizohet rregullisht, ndërsa te Arsenali mund të fitojë sërish pozicionin e titullarit. Pritet që brenda javës së ardhshme marrëveshja të mbyllet dhe skuadrat të kenë në dispozicion lojtarët e rinj për pjesën e mbetur të sezonit.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll