Bundesliga

Sancho, talenti që po çmend Gjermaninë zbulon idhullin dhe…

Talenti anglez Jadon Sancho është duke shkëlqyer në Bundesliga me Borussia Dortmund falë driblimeve dhe pasimeve të arta. Që tani ai ka dhënë shtatë asiste dhe ka shënuar një gol. Rekord në kampionatin gjerman.

Si shpërblim, ai është grumbulluar për të parën herë në përfaqësuesen angleze të Gareth Southgate. Ditën e enjte Bild ka publikuar një intervistë personale me lojtarin i cili ka folur për shumë tema, si brenda ashtu edhe jashtë futbollit.

Mbi ushqimi gjerman: “Më pëlqejnë shumë Shnizelat. Por birrë gjermane nuk kam pirë asnjëherë”.

Mbi jetën e tij në Dortmund: “Unë jam rritur në Londër, ku nuk ka asnjëherë qetësi. Këtu po. Mund të çlodhem pas stërvitjes, kam vendin tim. Jetoj bashkë me babanë tim”.

Mbi stilin e lojës: “Jam lojtar driblues, direkt dhe me vetëbesim. Më pëlqen të punoj shumë”.

Mbi idhullin e tij: “Gjithmonë kam parë video në Youtube të Ronaldinho-s. Më pëlqente çfarë bënte me topin”.

Mbi grumbullimin te Anglia: “Trajneri Southgate më telefonoi kur isha akoma në stërvitje. Jam befasuar, pasi jam akoma i ri dhe kam shumë për të mësuar. Jam mirënjohës që e ka ndjekur progresin tim në Bundesliga”.

Më shumë nga Bundesliga