RUSI 2018

Sane thyen heshtjen, zbulon pse Low e la jashtë Botërorit

Leroy Sane thotë se i janë dhënë arsye të forta për mos-grumbullimin e tij në Kupën e Botës nga trajneri Joachim Low.

Mesfushori i Manchester City-t ka qenë një përjashtim që ka shokuar të gjithë opinionin publik pas një sezoni fantastik te Qytetarët me 10 gola dhe 15 asiste.

Low mbetet në krye të Gjermanisë megjithëse skuadra e tij zhvilloi një Botëror për t’u harruar dhe 22-vjeçari nuk ka hatërmbetje ndaj trajnerit.

“Kam folur me Jogin për këtë çështje. Patjetër, edhe unë e kam pranuar vendimin,” shprehet Sane për Sky.

“Ai më dha arsye të forta. Prandaj çdo gjë është në rregull. Ishte mëkat pasi skuadra nuk u paraqit ashtu siç duhet. Fatkeqësisht ata u eliminuam që në fazën e grupeve.”

Më shumë nga RUSI 2018