Merkato

Santos pranë marrëveshjes me Gabigol, mungon vetëm OK i Inter-it

Gabriel Barbosa kërkon rikthimin te Santos, dhe të njëjtën gjë kërkojnë edhe tifozët që duan rikthimin e idhullit të tyre pas makthit që po kalon në Evropë.

Gabigol ndihmoi Brazilin të fitonte Lojërat Olimpike në 2016 dhe u konsiderua si një nga talentet më premtues në botë, duke merituar një transferim tek Inter për rreth 25 mln euro.

Por 21-vjeçari ka dështuar në Itali, duke shënuar vetëm një gol, teksa periudha e huazimit te Benfica ka shkuar akoma më keq.

Presidenti i Santos Jose Carlos Peres thotë se bisedimet midis klubit dhe Inter-it mbi një rikthim të brazilianit kanë nisur.

“Kemi një dialog me Inter,” shprehet Peres për FPF TV.

“Ne e kemi bërë ofertën tonë dhe po presim përgjigje. Gjithçka është e kryer midis nesh dhe lojtarit.

“Tani çdo gjë varet nga Inter, që është në pronësi të kinezëve të Suning. Jemi pranë marrëveshjes.”

Image result for Gabigol

Më shumë nga Merkato