Merkato

Sarri gjen skuadrën e re, Hysaj do ta ndjekë

Burimet italiane kanë besim se Maurizio Sarri do të jetë trajneri i Chelsea-t brenda javës së ardhshme, dhe kërkon të përforcojë ekipin me blerjet e Zielinski, Higuain, Hysaj dhe Koulibaly.

Trajneri është akoma nën kontratë me Napolin, megjithëse është shkarkuar për t’i hapur rrugë Carlo Ancelotti-t, dhe marrëveshja duhet të prishet me pëlqimin e të dy palëve.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Sportitalia etj, negociatat do të fillojnë sërish të hënën dhe do të mbyllen brenda javës.

Më pas, Sarri do të mundohet të transferojë lojtarë që i përshtaten stilit të tij të lojës.

Ata mendohen të jenë mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, mesfushori polak Zielinksi, qendërmbrojtësi Koulibaly dhe sulmuesi i Juventus Gonzalo Higuain.

Kur argjentinasi ishte nën urdhrat e Sarri-t, ai vendosi një rekord të ri në Serie A për golat e shënuar në një sezon të vetëm, por u largua te Juve për 90 mln euro.

Më shumë nga Merkato