Merkato

“Sarri donte të ‘çmontonte’ Napolin tim”

Aurelio De Laurentiis pretendon se Chelsea i ri i Maurizio Sarri-t donte të çmontonte ekipin e tij Napoli.

De Laurentiis ka thumbuar në mënyrë frekuente Sarri-n gjatë tre viteve të tij te Napoli, megjithëse 59-vjeçari udhëhoqi ekipin në mënyrë të shkëlqyer.

“Nuk më pëlqeu kur tha se të dy kemi bërë gabime, unë nuk besoj se kam bërë ndonjë gabim,” shprehet presidenti për Sky Sport Italia.

“Ai kishte një kontratë, kështu që nuk mund të thosha gjë pasi ai nuk po sillej mirë, duke dalë kundër lojtarëve për të cilët nuk kishte një mendim të mirë.

“Ata lojtarë i kanë dhënë shumë. Ai i ka masakruar në seancat e tij stërvitore dhe ata gjithmonë janë përgjigjur mirë.

“Më pas, donte të merrte të gjithë ekipin me vete në Angli. Më duhet të luftoja që mos ndodhte kjo gjë.”

Më shumë nga Merkato