Kampionatet në Europë

Sarri karikon Napolin: Në Torino për të luajtur ndeshjen tonë…

Një mbrëmje plot emocione për Napolin e Sarrit, që shkon nga -9, në -4 pikë nga Juventusi, në pak minuta. Fitorja me përmbysje ndaj Udineses i hedh blutë me më shumë besim te përplasja e drejtpërdrejtë për titullin, ndaj Juventusit, në fundjavë.

Trajneri Sarri, i intervistuar nga mikrofonat e “Mediaset Premium”, analizoi trendin e ndeshjes: “Ne ishim të interesuar për ta fituar këtë lojë. Zhvilluam në mënyrën më të mirë 25 minutat e para, ku treguam nivel të lartë, pastaj erdhën 10 minuta vakum.

U gjendëm në disavantazh, por jam i lumtur sepse pashë se skuadra di të reagojë dhe të luajë me shkëlqim të madh. Sfida e radhës në “Allianz Stadium”? Do të jetë vendimtare për titullin. Filozofia jonë si ekip është të përpiqemi të bëjmë gjithmonë më të mirën.

Këtë do të synojmë edhe në Torino, ku pa dyshim do të jetë e vështirë kundër një ekipi të fortë dhe në një stadium të vështirë. Ne do të përpiqemi, por ka ende 5 lojëra për t’u luajtur. Ne jemi tani -4 pikë nga Juventusi.

Nëse ju mendoni se unë shkoj në shtrat çdo natë duke menduar në lidhje me ndeshjen ndaj Juventusit, e keni gabim. Nuk jam kaq i sëmurë. Mënyra ime e përgatitjes së ndeshjeve është një pasion i ndryshëm”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë