Futboll

Sarri kundër blerjes 80 milionë euro: Nuk vlen kaq shumë

Skuadra e Chelsea regjistroi rekordin e transferimitn të portierit më të shtrenjtë në historinë e futbollit, duke paguar 80 milionë euro për të marrë 23-vjeçarin Kepa Arrizabalaga nga skuadra e Atheltic Bilbao. Ky i fundit do të zëvendësojë një kampion si Thibaut Courtois, që sezonin e ardhshëm do të luajë për Real Madrid. Për trajnerin  e Chelsea, Maurizio Sarri, portieri i ri nuk është në nivelin e belgut të larguar, të paktën për momentin, ndaj nuk pret shumë nga i riu Kepa, që nënshkroi një kontratë 7-vjeçare me blutë e Londrës.

Për momentin, Kepa nuk është në nivelin e Courtois, por është i ri dhe mund të arrijë në nivelet e larta. Unë shpresoj që shumë shpejt ai të arrijë ato nivele që kërkon Premier League dhe Champions League. Por për momentin ai nuk është në nivelin e Courtois, si portier dhe si lider në portë. Ne humbëm një nga portierët më të mirë në botë dhe blemë një portier të mirë dhe të ri. Unë mendoj se Kepa është ndër portierët e rinj më të mirë në Europë, ndaj jam i lumtur që erdhi dhe shpresoj që shumë shpejt të tregojë se vlen 80 milionë euro”, tha Sarri.

Më shumë nga Futboll